Ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Lirim Greiçevci, e ka dënuar fuqishëm sulmin ndaj xhematit të xhamisë në Finsbury Park, duke e cilësuar si të tmerrshëm, shkruan arbresh.info.
“Shprehim keqardhje për të gjithë ata që janë prekur nga ky sulm si dhe familjet e tyre,” thuhet në mesazhin e tij.
Një person ka vdekur dhe tetë të tjerë janë plagosur pasi që një furgon është përplasur me këmbësorët afër xhamisë Finsbury Park në Seven Sisters Road.
Sipas medieve, sulmuesi kishte bërtitur, ‘do t’i vras të gjithë myslimanët’.
Shumë prej viktimave besohet se ishin persona që sapo kishin mbaruar lutjet në xhami, pasi kishin kryer ditën e agjërimit të Ramazanit.
Lidhur me këtë policia britanike bën të ditur se ka arrestuar një 48 vjeçar të dyshuar.
Ndërsa, kryeministrja britanike, Theresa May, ka deklaruar se policia po e trajton si ’sulm potencial terrorist’./arbresh.info/
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës