Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde së bashku me ambasadoren e Francës në Kosovë ,Marie-Christine Butel, kanë vizituar sot pikën kufitare në Merdare.
Rohde ka shkruar se ka vërejtur një bashkëpunim të mirë mes autoriteteve të Kosovës dhe të Serbisë për t’ua mundësuar votuesve serb të shkojnë për të votuar atje.
“Së bashku me Ambasadoren e Francës në Kosovë vizituam pikën kufitare në Merdare. Ne atje pamë një bashkëpunim nga të dyja anët. Po ashtu Kosova kishte vepruar siç kishte premtuar duke rritur personelin në pikat përkatëse kufitare duke mundësuar që në mënyrë të qetë votuesit të shkojnë të votojnë atje”, ka shkruar Rohde në Twitter./arbresh.info/
Visited Merdare border crossing with Ambassador Butel @FranceauKosovo. We observed good cooperation: 4 lanes operational on both sides. I hear ??has increased -as promised- staff at relevant border points. ? for enabling smooth border crossings so eligible voters can vote ? pic.twitter.com/rj87fKasHM
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) April 3, 2022
Jetëgjatësia më e lartë në jug të Shqipërisë, gratë jetojnë ...
Ilir Krasniqi rikthehet në stërvitje, pritet të jetë gati pë...
Trump lavdëron Grenellin: Ka bërë një punë të jashtëzakonshm...
Cancelo nuk dëshiron rikthimin tek Al-Hilal, po e mendon qën...
Gërvalla: Jam habitur nga dekreti i presidentes, ishte i nxi...
Moti nesër i vranët, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore