Pas tri jave u kthyen në sallën plenare.
Por, edhe në fillimin e ri, deputetët dhanë rezultatet e vjetra.
Pa rezultat përfundoi edhe seanca e parë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, pas aktgjykimit të fundit të Kushtetueses.
Publikimin e këtij të fundit, e kanë vlerësuar në Ambasadën e Gjermanisë në Kosovës.
Nga kjo ambasadë për Tëvë1, u bëjnë thirrje deputetëve të veprojnë drejt një kompromisi.
“Ne e vlerësojmë që Gjykata Kushtetuese ka dalë me një vendim procedural. Tani politikanët duhet të veprojnë në përputhje me rrethanat, në mënyrë që kosovarët më në fund të kenë parlamentin për të cilin votuan gjysmë viti më parë. Ne presim një zgjidhje të realizueshme brenda afatit dhe u bëjmë thirrje të gjithë aktorëve politikë të veprojnë drejt një kompromisi”, thuhet nga Ambasada gjermane.
Të mërkurën u shënua edhe dështimi i 55-të për funksionalizimin e legjislativit.
Athina kërkon sqarime nga Tirana pas lëndimit të shtetasit g...
Mbi 1300 gjoba dhe 31 aksidente brenda një jave në rajonin e...
Operacion i rrallë në Spitalin e Mitrovicës, 54-vjeçarit i h...
Sekuestrohen rreth 300 kg duhan në Viti, dyshohet se u kontr...
Brazili dhuron spektakël, fiton miqësoren e tetë golave kund...
SHBA-ja kryen sulme të reja “vetëmbrojtëse” në Iran