AAK edhe zyrtarisht e ka hapur fushatën elektorale.
Është Gjakova, qyteti ku AAK ka zgjedhur vendin që të nis garimin për zgjedhjet e 22 tetorit.
Në hapjen e kësaj fushate, kandidati iAAK-së, Ardian Gjini ka bërë edhe premtimet e para para gjithë simpatizantëve të cilët janë mbledhur për të shënuar së bashku fillimin e fushatës për zgjedhjet komunale.
“Kemi kundërshtar politik. Ne nuk duam të merremi me ta personalisht gjatë kësaj fushate, po do t’i kritikojmë për punën. Gjakovën e duan ata që dëshirojnë të jetojnë në Gjakovë. E Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka platofrmën e gjerë për një jetë më të mirë në Gjakovë. Gjakova e ka Ramush Haradinajn, e i ka gjithë këta njerëz të pranishëm këtu”, ka thënë Gjini.
Gjithashtu, ai gjatë kësaj hapje ka bërë edhe prezantimin e kandidatëve për asamble komunale.
Rritet në 452 numri i rasteve me Ebola në Kongo, 82 viktima
Arsenali futet në garë për Ander Barrenetxea
Kurti: Zgjedhjet ishin të panevojshme, por tash votimi është...
Dua Lipa dhe Callum Turner nisin festimet e dasmës në Palerm...
Kosovari shpallet fajtor për zjarrvënie në Ulqin, dënohet me...
Autoritetet ndalojnë 50 mijë euro të padeklaruara në Durrës