Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti thotë se ka dyshime mbi operacionin e sotëm, pasi në krye të tij qëndron prokurori special, Sylë Hoxha dhe Presidenti Hashim Thaci.
Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka komentuar operacionin e sotëm në Veri, duke shtuar se kontrabanda në Veri nuk ka ndodhur papritmas, po ka ekzistuar për sa kohë që, sipas tij, ekziston zhvatja, hajnia.
Ai thotë se nuk është i sigurt për çfarë bëhet fjalë rreth operacionin në Veri.

Shkrimi i plotë i Kurtit:
Tensionimi i kontrolluar
Këta që krimin e organizuar dhe korrupsionin e lartë e institucionalizuan duke e ushqyer përditë për dy dekada nga zyrat e tyre, duan ta luftojnë me aksione në terren një herë në vit. Krimi dhe kontrabanda në veri të vendit nuk ndodhën papritur – ato kanë vazhduar për aq sa ka vazhduar edhe zhvatja e hajnia në pjesën tjetër të vendit.
Sigurisht që policia e ka mundësinë dhe aftësinë, drejtësia e ka detyrën dhe nevojën, kurse populli ynë e ka dëshirën dhe interesin për luftimin e krimit e të korrupsionit.
Mirëpo, nuk mund të jemi të sigurt se për çka bëhet fjalë, kur në krye të një aksioni kundër krimit e korrupsionit ndodhet prokurori famëkeq Sylë Hoxha dhe presidenti aktual po ashtu famëkeq (me krahun e tij të djathtë, kryetarin e Kuvendit, dhe, krahun e tij të majtë, kryeministrin e vendit).
Këta po shtiren se po e mbrojnë Kosovën teksa po e vjedhin atë dhe duan t’i mbulojnë skandalet e fajdeve të tyre në paqe e të fotografive të tyre për luftë. Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Vuçiq, shtiret se do ta sulmojë Kosovën, gjersa synon ta përforcojë pushtetin e tij. Serbisë i konvenon ky regjim i korruptuar në Kosovë dhe nuk i konvenon konflikti me KFOR-in.
Prandaj, ky sot ishte veçse edhe një tensionim i kontrolluar për të mbuluar skandalet e regjimit. Asnjë nga top 20 zyrtarët e korruptuar në vendin tonë nuk besoj të jenë arrestuar sot. Çerdhja e korrupsionit dhe krimit në Kosovë, është te prokurimi dhe liçensat e shtetit, te prokuroria dhe gjyqësia e shtetit, te presidenti i shtetit.
Korrupsioni dhe krimi duhen luftuar çdo ditë, por më mirë është t’i ndalojmë e parandalojmë duke i hequr këta që i kultivojnë dhe i shtojnë ato secilën ditë.
Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...