Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me informacion për një bombë në një diskotekë në Prishtinë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën.
“Sot rreth orës 00:10 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në një lokal në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, tha Ahmeti.
Tuje ajo bëri të ditur se pas të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, informata ka rezultuar të jetë e rrejshme
“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, informata ka rezultuar të jetë e rrejshme, andaj me urdhër të prokurorit është iniciuar rast Lajmërim apo kallëzim i rremë”, theksoi ajo./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Kusari-Lila: Austria mbetet një ndër partnerët seriozë të Ko...
NATO përkujton përvjetorin e katërt të pushtimit rus të Ukra...
Pas Andrew, arrestohet edhe ish-ambasadori Peter Mandelson
Abdixhiku shkruan pas takimit me Kurtin: Presidenca s’duhet ...
Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet për përjashtim të OV...
Kurti tregon nëse LVV e përkrah Osmanin për presidente