Google ADS

Alarm për bombë në një diskotekë në Prishtinë

08:13 | 28 Nëntor 2023
K.B

Në orët e hershme të mëngjesit policia ka marrë informacion për një bombë në Prishtinë.

Festa që ishte paraparë të mbahet për festën e 28 nëntorit u anulua.

Personat që ishin brenda në lokal u nxorën jashtë dhe vendi u kontrollua në mënyrë profesionale nga pjesëtaret e Policisë së Kosovës, saktësisht njësiti antibombë dhe njësiti K9.

I menjëhershëm ishte reagimi i pronarëve të klubit në të cilin ishin mbledhur shumë të rinj për ta dëgjuar Yll Limanin që ishte paraparë të performonte.

“Pas një kontrolli të detajuar nga trupat e antibombës dhe njësiti K9, nuk është gjetur asnjë mjet dyshues brenda hapësirës së Gate Club”, thuhet në sqarimin e diskotekës.

Arbresh.info ka pyetur edhe në polici lidhur me rastin dhe do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme