Maniakë t’Leximit në bashkëpunim me organizatat e bamirësisë “Nëna dhe fëmijë të lumtur” dhe “NDI”, si dhe me American Corner of Kosovo organizojnë sot aksion për përgatitjen e fëmijëve të familjeve në nevojë për vitin e ri shkollor.
Vullnetarët e grupeve do të bëjnë grumbullimin e gjësendeve të natyrës shkollore në sheshin “Skenderbeu” nga ora 12 deri në ora 19.00.
Ata me këtë rast bëjnë thirrje të gjithë atyre që duan të bëhen pjesë e aksionit, të kontribuojnë duke sjellë çanta krahu, çanta të vogla për lapsa, fletore, lapsa, kimik, ngjyra, vizore, kompas, pentagram, bllok vizatimi, libra të shkollës së mesme, etj. Çantat e krahut, librat, dhe çantat e lapsave mund të jenë të përdorura, por jo të dëmtuara, të papërdorshme, apo të papastra./KosovaPress/
Tragjike në Greqi/ 19-vjeçari shqiptar humb jetën, ra nga ba...
Një person shoqërohet në polici për transport ilegal të druv...
Kapen mbi 10 mijë euro të padeklaruara në një automjet në Ja...
Tritol në një automjet në Tiranë, nisin hetimet
SHBA-të godasin dy anije të tjera në Paqësor, 5 të vrarë
Shtatë të vdekur nga rrëzimi i aeroplani në SHBA, mes tyre d...