Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin që ndodhi dje mes një veture dhe një autobusi, ku si pasojë vdiq një person dhe u lënduan 14 të tjerë.
Policia ka bërë me dije se personi që ka vdekur është vozitësi i veturës.
Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas janë liruar në shtëpi
“ AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET – Prishtinë 27.06.2024, 14:30. Është raportuar se ka ndodhur aksident trafiku në mes një veture me vozitës mashkull kosovar dhe një autobusi. Si pasojë përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar disa persona /pasagjerë dhe vozitësi i veturës i cili nga plagët e rënda ka ndërruar jetë. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas janë liruar në shtëpi, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”?, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Athina kërkon sqarime nga Tirana pas lëndimit të shtetasit g...
Mbi 1300 gjoba dhe 31 aksidente brenda një jave në rajonin e...
Operacion i rrallë në Spitalin e Mitrovicës, 54-vjeçarit i h...
Sekuestrohen rreth 300 kg duhan në Viti, dyshohet se u kontr...
Brazili dhuron spektakël, fiton miqësoren e tetë golave kund...
SHBA-ja kryen sulme të reja “vetëmbrojtëse” në Iran