Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën Lipjan-Prishtinë, ku kanë mbetur të lënduar dy persona.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka bërë të ditur edhe se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, dhe se, të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.
‘‘Sot rreth orës 18:00 në rrugën Lipjan -Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 2 persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merren heuesit nga njësiti i trafikut.’’, tha Ahmeti./Arbresh.info/
Për një ditë e gjysmë u numëruan 114 vendvotime
Aktakuzë ndaj një personi për shitblerje të drogës në Prizre...
Dërgohet me helikopter drejt Spitalit të Tiranës 17-vjeçari ...
Gucati për vrasjen e familjarit të tij në Skenderaj: Rastet ...
Arrestohet sulmuesi që goditi me veturë një grup personash n...
Sulmi në Mynih, kryeministri i Bavarisë: Sulm i dyshuar, kus...