Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pas lajmit me 3 të vdekur në një akisdent trafiku në Çubrel.
Me anë të një postimi në Facebook, ai ngushëlloi familjen Gashi nga Peja, shkruan Arbresh.info.
Mes të tjerash, ai u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve në këtë aksident.
“Bashkëndjejmë me familjen Gashi nga Peja që humbi të dashurit e tyre në aksidentin tragjik në Çubrel. Zoti ju lehtësoftë dhembjen. Njëkohësisht urojmë shërim të shpejtë për të lënduarit në këtë aksident.”, ka shkruar Haradinaj./Arbresh.info/
Ndryshe, tre persona kanë humbur jetën të dielën si pasojë e një aksidenti në fshatin Çubrel të Skenderajt.
Në aksident janë përfshirë një veturë civile dhe një veturë e policisë, me ç‘rast katër zyrtarë policor pësuan lëndime.
Lidhur me rastin, është ndaluar për 48 orë njëri nga zyrtarët policor të përfshirë në aksident./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar në rrugën magjistrale Mitrovicë-Pejë
Haxhiu në përvjetorin e Dubravës: Shteti serb veproi si apar...
Kurti: Kosova ka obligim të ruajë kujtesën për Dubravën
Rama pritet me ceremoni zyrtare në Tokio nga homologia Takai...
Hekuran Murati jep detaje për pakon “2.0”
Tensionet në aeroportin e Vlorës, Karakaçi: Projekti do të v...
Qeveria ndan 1 milion euro për kuponë ushqimi për familjet n...