Ministri i Infrastrukturës dhe i Energjisë, Enea Karakaçi ka reaguar rreth tensionëve në aeroportin e Vlorës
Në një konferencë për shtyp me gazetarët, Karakaçi tha se e ka ndjekur situatën me vëmendje.
“Ministria e Infrastrukturës dhe e Energjisë ka ndjekur çdo fazë të procesit të ndërtimit të aeroportit të Vlorës me vëmendje të plotë dhe rigorozitet, në përputhje me kushtet e koncesionit dhe kuadrin ligjor shqiptar dhe ndërkombëtar. Të drejtat e të gjitha palëve janë respektuar.
“Sa i përket aeroportit të Vlorës, siç unë e referova, aeroporti nuk është operacional. Kur flasim për operacionalitet, nuk bëhet fjalë vetëm për ndërtimin e veprës civile, por edhe për marrjen e të gjitha certifikatave për bërjen publik të aktivitetit ajror. Kjo nuk ka ndodhur! Në bazë të kontratës, këto duhej të kishin ndodhur. Penaliteti do t’u vendoset subjekteve tregtare. Mosmarrëveshja që ju keni parë gjithë këtë kohë është një mosmarrëveshje private mes 2 shoqërive që kanë marrë pjesë me vullnetin e tyre të lirë. Po bëhet shkak për vonesa të mëtejshme dhe për prishjen e reputacionit të aeroportit të Vlorës”, deklaroi më tej ministri.
Gjykata Supreme refuzon ankesën e Listës Serbe ndaj vendimit...
Rama fton kryeministren e Japonisë në Shqipëri për Samitin e...
Ulutash dhe Fronda diskutojnë për situatën e sigurisë në Kos...
Maguire i dëshpëruar pasi s`do të jetë në Botëror
KE mirëpret diskutimin për afrimin e Ballkanit dhe Ukrainës ...
100-euroshi i Qeverisë – Kur do të dalin paratë në llogaritë...