Tre persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku në rrugën magjistrale Mitrovicë – Pejë, përkatësisht në fshatin Çubrel.
Përveç tre viktimave, në këtë aksident kanë mbetur edhe disa persona të lënduar.
Kështu bën të ditur Fadil Nura, kryetar i komunës së Skenderajt.
“Një nga të cilët po lufton për jetën, ndërsa lutemi për të dhe për të aksidentuarit tjerë”.
Postimi i plotë i Nurës:
Sapo u njoftuam për një aksident me fatalitet të ndodhur në rrugën magjistrale Mitrovicë – Pejë, përkatësisht në fshatin Çubrel, ku për pasojë ka vdekur një person dhe janë lënduar disa të tjerë, një nga të cilët po lufton për jetën, ndërsa lutemi për të dhe për të aksidentuarit tjerë.
Në këto çaste të rënda, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit, ndërkaq të lënduarve iu dëshiroj shërim të shpejtë!/Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...