Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pritur me një ceremoni zyrtare shtetërore në Tokyo nga homologja e tij japoneze, Sanae Takaichi, në një vizitë që synon forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Japonisë.
Pas nderimit të dy himnevepërkatëse, Rama dhe homologia e tij Takaichi parakaluan para trupave ushtarakë, shkruan rtsh.al.
Gjatë takimit, Rama theksoi se pritja me nderime të larta shtetërore përbën një moment domethënës në zhvillimin e partneritetit dypalësh dhe një vlerësim për transformimin dhe progresin e Shqipërisë. Sipas tij, ekziston një potencial i madh për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha strategjike si ekonomia, teknologjia, energjia, mbrojtja dhe turizmi.
Kryeministri shqiptar u shpreh se Shqipëria mbështet strategjinë e një Indo-Paqësori të lirë dhe të hapur, duke e cilësuar atë si një vizion që promovon paqen, sigurinë, lirinë e lundrimit dhe respektimin e së drejtës ndërkombëtare.
Po ashtu, gjatë bisedimeve u ritheksua qëndrimi i përbashkët i Shqipërisë dhe Japonisë në mbështetje të Ukrainës dhe kundër agresionit rus, si pjesë e angazhimit për një rend ndërkombëtar të bazuar në rregulla.
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë