Aksident trafiku në Rixhevë të Klinës, një i lënduar

09:07 | 7 Prill 2026
E.K

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 7:50 të mëngjesit në magjistralen Pejë-Prishtinë më saktësisht në fshatin Rixhevë të Klinës.

Si pasojë e aksidentit ku ishin të përfshirë dy automjete, një person ka pësuar lëndime.

Këtë e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se i lënduari më pas u dërgua për trajtim mjekësor.