Një aksident ka ndodhur në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, janë lënduar dy persona.
Rastin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
I cili ka thënë se rasti ka ndodhur sot rreth orës 16:45, ku kanë qenë të përfshirë dy vetura njëra me targa vendore dhe tjera me të huaja.
“Sot, rreth orës 16: 15 në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik në afërsi të pikës së karburantit “IP Petrol” në Ferizaj ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë dy vetura, njëra me targa vendore dhe tjetra me targa të huaja”, ka thënë ai.
Po ashtu ai ka thënë se Njësia e Hetimeve të Aksidenteve ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin.
“Veç dëmeve të shkaktuara materiale, lëndime trupore pësojnë dy persona, pasagjerë nga vetura me targa vendore, të cilët për ndihmë mjekësore dërgohen në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Njësia e Hetimeve të Aksidenteve ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin”, ka deklaruar Veseli./Arbresh.info/
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...