Një aksident ka ndodhur në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, mbi urë ku janë të përfshira një kamion dhe një veturë.
Zëdhënësi i Policsë, Daut Hoxha ka thënë për portalin Arbresh.info se si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupor
“Ju konfirmoj se sonte reth orës 18:15, në autostradën Ibrahim Rugova, mbi urën afër ETC( mbi zonën industriale në F. Kosovë) është shkaktuar një aksident trafiku ku janë përfshirë një kamion dhe një veturë. Një person ka pësuar lëndime trupore, përderisa, autostrada nga Mazgiti deri ne Uglar është përkohsishtë e bllokuar. Policia respektivisht njësiti për menaxhim të autostradave po kryen procedurat e nevojshme për hetimin e shkaqeve të aksidentit”, ka thënë ai./Arbresh.info
Vrasja e policit, ministri Lamallari: Kam kërkuar nisjen e p...
Prattipati: Kosova përball zgjedhjes strategjike, të veprojë...
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa