Katër presona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë-Gjilan.
Lajmin e ka bërë të ditur për arbresh.info, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa Policia po heton shkakun e aksidentit.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Rreth orës 16:00 është raportuar për aksidentin e ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan respektivisht në afërsi të fshatit Mramor. Në aksident janë përfshirë dy automjete. Katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, përderisa janë shkaktuar dhe dëme materiale. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti. /arbresh.info/
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Vdes në moshën 93-vjeçari disenjatori i famshëm italian, Val...
Merz: Evropa do të shmangë çdo përshkallëzim me SHBA
Federata e Futbollit të Marokut paralajmëron se do të ndërma...
Komandanti i KFOR-it takohet me Sveçlën, diskutojnë për situ...
Policia sulmohet nga tre burra pasi ndërhyn në një rast të d...