Policia e Kosovës ka njoftuar se si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe trenit në Videjë-Klinë, ka ndërruar jetë një person.
Vdekjen e viktimës i cili ishte vozitësi i veturës, e ka konstatuar nga ekipi mjekësor në spitalin e Pejës, shkruan Arbresh.info.
“Më datë 6 qershor 2023 rreth orës 12:45, Policia është informuar se në fshatin Videjё-Klinё, ka ndodhur njё aksident mes trenit tё udhёtareve dhe njё veture. Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty ёshtё kuptuar qё si pasoje e aksidentit njё person (vozitёsi i veturёs) ёshtё lënduar rёndё, i njëjti ёshtё dёrguar nё emergjencёn e spitalit rajonal nё Pejё, aty nga ekipi mjekësor ёshtё konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas njoftimit, me urdhër të Prokurorit të shtetit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë./Arbresh.info
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit