Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit e cila pat filluar me pikën e vetme të rendit të ditës, pra për caktimin e radhës për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit, ka dështuar për shkak te mungesës së korumit.
Deputetja e Vetëvendosjes Aida Dergutit ka thënë se mbledhja ka dështuar për shkak se nuk ka kuorum për tu vendosur për datën e mbajtjes së kësaj seance, raporton Indeksonline.
Në këtë mbledhje janë vetëm tre anëtarë të kryesisë në të cilën mungon Sllavko Simic, Mufera Shimik dhe Aid Derguti.
Në mungesë të këtyre anëtarëve Kryesia e Kuvendit nuk mund të marrë vendim për mbajtjen e seancës për ratifikimin e demarkacionit.
Ndryshe, deri më tani anëtarët e kryesisë së Kuvendit kanë diskutuar rreth mbajtjes së seancës për demarkacionit.
Përfundon marshi “Drejtësi, jo politikë”
Kearns: S’mund të rrimë duarkryq kur kërcënohet siguria në B...
Presidenti i Izraelit uron 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosov...
Osmani i bashkohet Marshit për Drejtësi, përshëndetet me Ham...
Vritet në Londër nipi i këngëtares kosovare, disa të arrestu...
“Kosova e shpalli pavarësinë, ne e njohëm”, momenti kur Bush...