“Presidenti Hashim Thaçi, ky është heroi, ky e bëri këtë të mundur. Ishte shumë i ri, kishte një ëndërr, luftoi për të dhe e realizoi”, kishte thënë ish-komandanti suprem i NATO-s, Wesley Clark, teksa e prezantonte Thaçin para nipave të tij të vegjël.
Ndërsa sot, Clark, është konfirmuar zyrtarisht si dëshmitar i mbrojtjes në rastin e Thaçit në Hagë, me dëshminë që pritet ta nisë më 19 nëntor.
Gjenerali amerikan, i cili udhëhoqi ndërhyrjen e parë të Aleancës Veriatlantike kundër forcave serbe në vitin 1999, kishte raporte të ngushta me drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në anën tjetër, ish-presidenti Thaçi kishte deklaruar në atë takim se “heroi i Kosovës është Wesley Clark”.
Në përvjetorin e 23-të të ndërhyrjes së NATO-s, Clark kishte vizituar Kosovën së bashku me bashkëshorten dhe dy nipat e tij, njëri prej të cilëve mban emrin e tij – Wesley.
Zyrtare: Gjenerali Wesley Clark konfirmohet si dëshmitar i mbrojtjes së Hashim Thaçit
Hamza në Ditën e Veteranit: Kosova është e lirë sepse nuk u ...
CIA kreu një sulm me dron ndaj një objekti portual n`bregdet...
ZRRE-ja do ta ulë çmimin për ngrohje
Haradinaj në Ditën e Veteranit: Sulmi mbi familjen Jashari n...
Top 10 vendet me rrugët më të mira në Europë në vitin 2025
Beyonce shpallet miliardere