Ish-komandanti i NATO-s, gjenerali amerikan Wesley Clark, i njohur për udhëheqjen e fushatës 78-ditore të bombardimeve kundër Ish-Jugosllavisë në vitin 1999, është konfirmuar zyrtarisht si dëshmitar i mbrojtjes së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.
Clark do të japë dëshmi në mbrojtje të Thaçit në procesin gjyqësor që lidhet me akuzat e ngritura ndaj tij.
“Në përputhje me Urdhrin e Trupit Gjykues të 2 shtatorit 2025, mbrojtja e z. Hashim Thaçi njofton se është marrë miratimi nga qeveria e Shteteve të Bashkuara (“Ofruesi i Rregullit 107”), që autorizon deklaratën2 dhe dëshminë e dëshmitarit të saj të fundit, 1DË-007, Gjeneral Wesley Clark”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Fushata e drejtuar nga Clark detyroi ish-presidentin e Serbisë, Sllobodan Millosheviq, të tërhiqte forcat serbe nga Kosova në qershor 1999, duke mundësuar vendosjen e trupave të KFOR-it dhe kthimin e refugjatëve në vendbanimet e tyre./Arbresh.info
Numërohen mbi 40% e vendvotimeve- këto janë pesëshet më të v...
Turqia arreston mbi 350 të dyshuar, si pjesë e një operacion...
IKSHPK jep këshilla për mbrojtje nga gripi sezonal
Arrestohet një 42-vjeçar në Prishtinë për vjedhje të rëndë
Basha: Në Ditën e Veteranëve kujtojmë sakrificën e familjes ...
Postimi prekës i burrit që humbi gruan në aksident, vetëm nj...