Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka folur për arbresh.info lidhur me mundësinë që Telekom Srbija ka dhënë ofertën më të lartë për të blerë ‘Ipkon’.
Në intervistën për arbresh.info, Ahmeti ka thënë se një aset ku qytetarët flasin dhe jep mundësi me përgju çdo bisedë nuk do të ishte mirë t’ja japim një shteti tjetër e posaçërisht Serbisë.
“Unë e lidhi që telekomunikimi është një aset i ndjeshëm. Ipko është operator i suksesshëm dhe varet sa zgjatë procesi i shitjes. Unë mendoj se duhet si shtet të themi se Telekom Serbia nuk do të duhet ta blejë Ipkon. Nuk duhet të lejohet blerja e tij as në një situatë tjetër. Një aset ku qytetarët flasin dhe je në një mundësi me përgju çdo bisedë nuk do të ishte mirë t’ja japim një shteti tjetër e posaçërisht Serbisë në një situatë të cilën jemi”, u shpreh ai për arbresh.info.
E për ofertën e Telekom Srbija për ta blerë IPKO-n kanë raportuar edhe mediat serbe.
Tanjug ka shkruar sot se nga Telekom u kanë konfirmuar për këtë ofertë, por që nuk lejohen të japin hollësi, transmeton arbresh.info.
“Telekom Srbija ka bërë një ofertë jo detyruese për blerjen e operatorit kosovar Ipko, dhe për shkak të marrëveshjes për mos-zbulim, nuk lejohen të dalin me informacione më të hollësishme deri në mbylljen e tenderit, tha “Telekom” për Tanjug”, thuhet aty.
Gjithashtu aty thuhet se ky është një hap drejt realizimit të zgjerimit të biznesit./V.Selimi/arbresh.info/
Barcelona me një tentim për të nënshkruar me superyllin e Ci...
Rrëzohet një avion ushtarak amerikan në Irak, vdesin gjashtë...
BE kërkon që Serbia të shmangë varësitë strategjike jashtë r...
Guxo: Pretendimet për dorëheqje në masë në Deçan e Pejë, ten...
Protesta e serbëve, MPJD këshillon të shfrytëzohen rrugët al...
1 milion euro investim për ndërtimin e parkut industrial të ...