Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, me dhimbje të thellë, ka marr lajmin për vdekjen e gazetarit të RTK-së, Latif Voca.
Voca është ndarë nga jeta, mbrëmë, pas një sëmundje të shkurtër. Ai kishte punuar për shumë vjet si korrespondent i RTK-së nga Mitrovica ndërsa vitet e fundit në Radio Kosovë në Prishtinë.
AGK konsideron se vdekja e tij është një humbje e madhe për familjen dhe komunitetin e gazetarëve. Voca do të mbahet mend si njeri me virtyte të larta njerëzore dhe profesionale dhe si gazetar, që i ka shërbyer me devotshmëri profesionit, duke raportuar në periudha të vështira nëpër të cilat ka kaluar vendi.
AGK i shpreh ngushëllime familjes Voca, miqve dhe kolegëve të të ndjerit.
Varrimi i gazetarit Latif Voca do të bëhet sot (e martë) në varrezat e Shipolit në Mitrovicë.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...