Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) u është mirënjohës për punën e palodhshme të të gjithë juve përgjatë vitit 2022.
“Falë raportimeve tuaja nga secili kënd i Republikës së Kosovës, qytetarët janë informuar në kohë reale për të gjitha zhvillimet nga greva, protesta e barrikadat, deri tek ngjarje që sollën ndjenjë kolektive gëzimi”, thuhet në komunikatën e AGK-së.
Sipas AGK-së, 2022 ka qenë një vit veçanërisht sfidues për sigurinë e gazetarëve, kameramanëve e foto-reporterëve, me mbi 30 raste të evidentuara sulmesh të formave të ndryshme.
“Falënderues dhe mirënjohës edhe për të gjithë kolegët që nuk ndaluan së raportuari edhe kur u tentuan të pengoheshin nga individë e grupe të caktuara të interesit”, thuhet në komunikatë.
Këtë vit, AGK-së i janë shtuar edhe 13 kolegë ukrainas që kanë gjetur në Kosovë strehë dhe mundësi të vazhdimit të punës./arbresh.info/
Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec, përpl...
Begaj reagon pas mbytjes së dy të rinjve nga Kosova në Shëng...
Hoxhaj për tragjedinë në Shëngjin: Dhimbje e madhe për gjith...
Zvërneci/ Rama: Bashkëinvestitorët e projektit kanë tronditu...
Gjakova shkurton orët mësimore, shkak temperaturat e larta
Tragjedia në Shëngjin: Viktimat raportohet se janë nga Kosov...