Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), është bërë anëtare me të drejta të plota e Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit (ICIC).
Përmes një komunikate për media, AIP njofton se vizioni i ICIC është të jetë forum global që lidh Komisionerët për Informim me qëllim të përmirësimit të transparencës dhe llogaridhënies.
“Ndërsa, misioni i ICIC është të ndajë njohuritë dhe praktikat më të mira, të krijojë kapacitete, të ndihmojë në identifikimin e asaj që nevojitet për përparimin global dhe të veprojë si një zë kolektiv në forumet ndërkombëtare me synimin për të përmirësuar të drejtën e njerëzve për informacion publik”.
Në mbledhjen e fundit të mbajtur nga Komiteti Ekzekutiv i ICIC, bëhet e ditur se Kosova është pranuar me vota unanime si anëtare.
“Ky është një tjetër hap i rëndësishëm në rrugën e Agjencisë për t’u bërë pjesë e organizatave ndërkombëtare të fushave të përgjegjësisë, me qëllim përfitimin e eksperiencës në zbatimin e standardeve më bashkëkohore për ushtrimin praktik të të drejtave të qytetarëve”.
Në qershor 2023, thuhet se Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi do të përfaqësojë Kosovën në Filipine, ku edhe do të formalizohet ky anëtarësim./arbresh.info/
Tragjedia në kantonin e Fribourgut: Të gjitha viktimat e zja...
Kushtetuesja e Maqedonisë V. refuzon përdorimin e shqipes në...
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump