Në emisionin “Duel D” në RTV Dukagjini, kandidatët për kryetar të Mitrovicës, Valdete Idrizi dhe Agim Bahtiri kanë treguar se përse nuk duhet votuar kundër kandidati.
“Valdete Idrizi është larg meje jashtëzakonisht shumë në aspektin e vendimmarrjes, duarve të pastra, por ju e dini që Mitrovicës i duhet një njeri i cili është zot shtëpie, i cili sjell vendime të sinqerta për qytetarët e Mitrovicës. Valdetja nuk është zot shtëpie edhe nëse fiton, edhe pse nuk ka shanca”, ka thënë Bahtiri për kundër kandidaten e tij nga radhët e PDK-së.
Kurse Idrizi u shpreh “Agim Bahtiri nuk duhet të votohet sepse qytetarit ia dhamë rastin për katër vjet me pa punën e tij. Për katër vite varfëria është thelluar. Ka thënë se do të ketë qeverisje me duar të pastra, mirëpo ka pasur afera të mëdha. Agim Bahtiri nuk duhet votuar sepse tallet me qytetar”, u shpreh ajo.
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...