Google ADS

Agim Bahtiri pranon humbjen, uron Bedri Hamzën për fitoren

12:22 | 18 Tetor 2021
Arbresh.info

Agim Bahtiri përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook ka thënë se i ka uruar fitoren Bedri Hamzës dhe po ashtu ka treguar se do të jetë gjithmonë në shërbim të Mitrovicës. shkkruan arbresh.info.

Shkrimi i plotë i Bahtirit në Facebook: 

Në zgjedhjet e djeshme për kryetar komune, edhe njëherë treguam se zgjedhjet janë të lira dhe demokratike e me një proces pa asnjë problem.

Natyrisht në garë dikush fiton dhe dikush tjetër humb dhe kjo vendoset nga populli. Falenderoj qytetarët që për dy herë radhazi më kanë dhënë besimin mua për të udhëhequr Mitrovicën. Gjithashtu, falenderoj shumë të gjithë qytetarët që edhe kësaj radhe besuan në mua duke më votuar.

Mbrëmë kam telefonuar kundërkandidatin Bedri Hamza, të cilit i urova fitore. Në këtë bisedë të shkurtër, e sigurova që të gjitha punët do të jenë të përgatitura për t’ia përcjellë kur të vjen procesi i pranim-dorëzimit dhe kërkova që projektet e filluara mos të ndërpriten.

Do të jem gjithmonë në shërbim të Mitrovicës! /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme