Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Adnan Merovci, ka thënë se ish Presidenti Ibrahim Rugova, si frymë është njeri plebishitar.
“Tërë Ballkani ka marrë frymë me mushkëritë e tij. Ka kaluar përmasat kombëtare”, është shprehur Merovci në Edicionin e Analizës.
Merovci ka komentuar edhe qëndrimin e akademikut Sabri Hamitit se nuk mund të jesh rugovist duke mos qenë në LDK.
“Sabri Hamiti nuk adreson gisht në askënd. Jo domosdoshmërisht ky fragment i tij ka të bëjë me realitetin aktual”.
Sipas tij, kyçja e Vjosa Osmanit në Lëvizjen Vetëvendosje nuk ka të bëjë me ndryshim ideologjik.
“Është kyçje për interesa elektorale ose për t’u kaluar pragu. Nuk e mohoj këtë të Sabriut në sensing e aktualitetit. Edhe pas 100 vjetësh mund të qëndrojë, por nuk e mendoj se këtu është Vjosa Osmani. Sabri Hamiti nuk shkruan gjëra të momentit. Ai është shumë i saktë”, u shpreh Merovci./botasot/
Detaje nga Specialja: Isni Kilaj lirohet nën dorëzaninë prej...
Prindon Sadriu ftohet në Shtëpinë e Bardhë në Samitin e Orga...
Kurti në 50-vjetorin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të ...
Raportuesi për Kosovën në PE: BE-ja duhet të heqë menjëherë ...
Isni Kilaj lirohet me kusht
U kapën duke luajtur bixhoz në Isniq, 10 persona përballen m...