Admirali Burke falënderon Kosovën për përkrahjen në përpjekjet për zhvendosjen e afganëve

11:55 | 15 Tetor 2021

Komandanti i Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneralmajori Franco Federici, i ka dorëzuar detyrën e tij, pasuesit Gjeneralmajorit të Ushtrisë Hungareze, Ferenc Kajári, shkruan arbresh.info.

Admirali Robert P. Burke, Komandant i Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, gjatë ceremonisë tha se gëzojnë një mbështetje dhe bashkëpunim të ngushtë me institucionet e Kosovës duke përmendur ndihmën për zhvendosjen e afganëve.

“Në emër të Komandantit Suprem të Forcave Aleate dua të ju them faleminderit për përkrahjen tuaj vendimtare në përpjekjet e vazhdueshme për zhvendosjen e afganëve të lidhur me NATO-në dhe të familjeve të tyre në shtëpi të reja në Evropë dhe në Amerikën Veriore”, tha Burke.

Ndërrimi i komandës u bë me nderime të larta ushtarake, ku të pranishëm ishin edhe kryeministri Albin Kurti, Ministri i Punëve të brendshme, Xhelal Sveçla, Naim Tërnava nga Bashkësia Islame e Kosovës, si dhe përfaqësues të tjerë vendorë e ndërkombëtar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara