Analisti, Faton Abdullahu ka thënë se qeveria e Kosovës në këtë kohë në vend se të përqendrohet për situatën që po kalon vendi po merren me inate politike.
Abdullahu për Gazeten inFokus tha se qeveria të merret me problem të vjetra mos të krijoj situata të reja.
“Qeveria Kurti në vend se të merret me situatën politike dhe me raportet me SHBA-në, e të kontribuojnë në të mirë të shtetit ata po krijojnë situata të reja dhe po i bëjnë për inate personale, tani kemi edhe gjendjen që ka krijuar koronaviruesi dhe se këtë situatë duhet të tejkaluar së pari”
Analisti politik e fajëson Lidhjen Demokratike të Kosovës, si një parti me parime që ka lejuar të prishen raportet me SHBA-në.
“LDK-ja është përgjegjëse kryesore për situatën ajo është parti që duhet të marr përgjegjësi për shtetin, dhe dështimet e qeverisë Kurti.
Abdullahu për Gazeten inFokus ka deklaruar se është që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme në mënyrë që të kthehet vëmendja tek qytetarët, dhe vetëm shpallja e jashtëzakonshme e tejkalon situatën e krijuar.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...