Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për votat me postë dhe akuzat e LVV-së se LDK “i ka manipuluar ato”.
Abdixhiku ka thënë se nuk mund të rrënohet një proces zgjedhor, vetëm pse LDK-ja ëshë rritur.
Abdixhiku ka shtuar se janë të dëshpëruar që s’kanë arritur t’i marrin 40 mijë vota nga diaspora siç kanë projektuar.
“Ajo çfarë mund të themi është që LDK-ja nuk ka mundur të marrë 40 mijë vota, siç ka projektuar më parë për shkak të punës brenda 4 viteve. Por për çdo ankesë janë institucionet. Nuk mund të pretendojnë rrënim të procesit zgjedhor vetëm pse është rritur LDK-ja, nuk mund të pretendojmë zhvlerësim të votës për një kandidat të mërgatës vetëm pse VV-ja nuk mund t’i merrte 51 deputetë”, ka thënë Abdixhikku./Arbresh.info/
Vrasja e policit, ministri Lamallari: Kam kërkuar nisjen e p...
Prattipati: Kosova përball zgjedhjes strategjike, të veprojë...
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa