Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë në festën e Krishtlindjes.
Ai ka thënë se Kosova dhe shqiptarët kanë qenë gjithmonë shembull i harmonisë fetare, shkruan Arbresh.info.
“Të gjithë besimtarët e krishterë, shënojnë e festojnë Krishtlindjen. Lindjen e shpresës, e dritës që mposht errësirën, e besimit se dashuria dhe mëshira janë gjithmonë më të forta se çdo vështirësi. Kjo ditë na kujton se sa shumë vlerë ka të jemi pranë njëri-tjetrit, të falim, të ndajmë dhe të sakrifikojmë për të mirën e përbashkët. Na kujton se paqja fillon në familje, vazhdon mes fqinjësh dhe forcohet në shoqëri. Kosova dhe shqiptarët e saj kanë qenë gjithmonë shembull i harmonisë fetare. Kjo vlerë e shenjtë e jona na ka mbajtur bashkë në ditë të vështira dhe na ka bërë më të fortë si shoqëri. Krishtlindja e sivjetme le të jetë një thirrje e re për më shumë mirësi, më shumë respekt dhe më shumë solidaritet mes nesh. Uroj nga zemra që kjo festë t’ju gjejë pranë familjeve tuaja, me shëndet, paqe dhe plotë shpresë për të ardhmen. Që dhurata më e madhe të jetë buzëqeshja e atyre që doni dhe koha e çmuar e kaluar bashkë. Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për shumë mote, me paqe e mirësi – Gëzuar Krishtlindjen!”, thuhet në urimin e kryetarit të LDK-së./Arbresh.info
Rrufeja godet bagëtinë në Delvinë, ngordhin rreth 200 dele
Konjufca në Kaçanik: Qytetarët kërkojnë vazhdim të punëve dh...
Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-...
Aro Muric largohet nga grumbullimi, Kosova fton këtë portier
Pacolli në Podujevë: Bashkë ia qesim pikën
Prishtina gati për Katy Perry, Sunny Hill konfirmon performa...