I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, nga ‘Turneu i Ndryshimit’, i cili po mbahet në Ferizaj, deklaroi se në Qeverinë e tyre, kanë plan për central të pastër me Gaz.
Sipas tij, ky central do të ndërtohet këtu në Ferizaj, në vlerë prej 500 milionë euro.
‘’Për Ferizajin, kemi lajmin e mirë. Në Qeverinë tonë, kemi plan për central të pastër me Gaz, dhe ky central do të ndërtohet këtu në Ferizaj. 500 milion euro investime për stabilitet energjetik për 50 vitet e ardhshme, këtu, në qytetin tuaj, në Ferizajin tonë’’, deklaroi Abdixhiku.
‘Rruga e Re’, kryetari i LDK-së thotë se ka 120 projekte, ka 5 miliardë euro investime, ka 5 miliardë euro buxhet dhe 5% rritje ekonomike.
‘’Për ndërmarrësit tanë, ata që bëjnë vet ekonominë, kemi shtetin që nuk iu shfaqet si frikë, por një shtet që ju jep siguri. Jeni patriot modern të kohës, të tillë do të mbesni gjithherë. Rruga e Re, ka 120 projekte, ka 5 miliardë euro investime, ka 5 miliardë euro buxhet, ka 5% rritje ekonomike. Do t’i bëjmë të gjitha bashkë’’, përfundoi ai.
Klinika Stomatologjike kryen suksesshëm rehabilitimin protet...
Rama në Tivat për Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Fokus në z...
Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndih...
Merz dhe Macron me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt ...
Dy persona therën me thikë në Prizren, policia zbulon detaje...
Pacolli: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet, gat...