Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të dorëzojë sot në ora 11:00, kërkesën për vlerësim kushtetues të vendimit të Kuvendit të Kosovës për refuzimin e formimit të Komisionit për votim të fshehtë.
Sipas AAK-së, kërkesa përfshin edhe vendime të tjera të ngjashme të marra gjatë vazhdimeve të seancës konstituive në muajt prill dhe maj.
”Nesër, më 12 maj 2025, në ora 11:00, deputetët e AAK-së do të dorëzojnë kërkesën për vlerësim të kushtetutshmërisë së vendimit të Kuvendit të Kosovës për refuzimin e formimit të Komisionit për votim të fshehtë, si dhe të të gjitha vendimeve të tjera me natyrë të njëjtë, të marra në seancat paraprake dhe të mëvonshme për të njëjtën çështje, i përmbajtur në dokumentin e titulluar; “Transkript i Mbledhjes Konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e mbajtur më 15, 17, 19, 21, 23, 25, 27, 29 prill, si dhe më 1, 3 dhe 5 maj 2025”, thuhet në njoftim.
Sot vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve të aku...
Moti sot në Kosovë
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...