Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nesër (12 maj 2025) do të dorëzojnë në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e vendimit të Kuvendit të Kosovës për formimin e Komisionit për votim të fshehtë.
Sipas njoftimit për media, në Kushtetuese do të dorëzohen edhe vendimet e tjera të natyrës së njëjtë, përcjell Arbresh.info.
Dorëzimi i kërkesës do të bëhet nga ora 11:00.
“Nesër, më 12 maj 2025, në ora 11:00, deputetët e AAK-së do të dorëzojnë kërkesën për vlerësim të kushtetutshmërisë së vendimit të Kuvendit të Kosovës për refuzimin e formimit të Komisionit për votim të fshehtë, si dhe të të gjitha vendimeve të tjera me natyrë të njëjtë, të marra në seancat paraprake dhe të mëvonshme për të njëjtën çështje, i përmbajtur në dokumentin e titulluar; “Transkript i Mbledhjes Konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e mbajtur më 15, 17, 19, 21, 23, 25, 27, 29 prill, si dhe më 1, 3 dhe 5 maj 2025.””, thuhet në njoftimin e AAK-së./Arbresh.info
“Është një turp!”, Laporta kritikon FIFA-n për dëmtimin e Ra...
Para seancës mblidhet Komisioni për Legjislacion, disa pika ...
Reagimi i parë i Malit pas eliminimit nga Big Brother: “Fito...
Rama bashkëbisedim me të rinjtë: Hyrja në BE nuk është vetëm...
Sot bëhen 27 vite nga vrasja e 84 civilëve në Kralan të Gjak...
KOMF: Fëmijët me autizëm ende pa mbrojtje të garantuar