Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar përmes rrjetit social Facebook pas pakos ekonomike që u propozua sot nga Qeveria.
Sipas tyre, paqja sociale nuk blehet me 50 euro e as me 100 euro.
“Paqja sociale nuk blehet me 50 e as me 100 euro. Qeveria po ia nxjerr sytë e po ia ngjet vetullat këtij populli. Këto masa që sot janë propozu nga Qeveria, janë vërtetë mashtrim i ultë që iu bëhet qytetarëve të vendit me paratë publike”, thuhet në reagimin e tyre.
Në reagimi përmenden edhe deklarimet e Kurti për komunat, duke thënë se është ofendimi më i madh që mund t’u bëhet atyre.
“Të bllokohen investimet kapitale duke i lënë pa punë 60% të punëtorëve të ndërmarrjeve kontraktuese për punë në sektorin publik e të ndahen ato para për ndihma sociale, është veprim anti ligjor, antikushtetues dhe ofendues për popullin e Kosovës. Sulmet që kryeministri u bën komunave për, siç shprehet ai, sulm ndaj shtetit, janë ofendimi më i madh që u bëhet atyre. Kryeministri më mirë është ta ndërrojë ministrin e vet, sepse komunat nuk mund t’i ndërrojë”.
AAK-ja thotë se pakoja e prezantuar nga Kurti është mashtrim ordiner. Sipas tyre kriza nuk kapërcehet me lëmoshë.
“Qeveria duhet të ndërmarrë masa serioze duke filluar nga miratimi urgjent i ligjit të pagave, zvogëlimi i taksave, heqja e përkohshme e TVSH për produktet esenciale, zhbllokimi i buxhetit, rishikimi i kontratave e masa të tjera lehtësuese. Paqja sociale nuk blehet me 50 e as me 100 euro!”, thuhet në fund të reagimit./arbresh.info/
Tërmet në Real Madrid! Lista e zezë e Mourinhos përfshin gja...
Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtar...
Lushtaku ngushëllon familjet Aliu dhe Binaku pas tragjedisë ...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori mbërrin në spi...
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për grabitje në Gjakovë...
49 aksidente trafiku e mbi 2200 gjoba të shqiptuara brenda 2...