A ndikuan raportimet për korrupsion dhe skandalet në votat e ministrave dhe shefes së GP të Vetëvendosjes?

09:57 | 23 Shkurt 2025
E.H

Shumë emra të ministrave të Qeverisë Kurti, u përfolën për skandale, e shumë prej tyre u hetuan e po hetohen nga organet e drejtësisë, për përfshirjen e tyre të mundshme në korrupsion, madje edhe Shefja e Grupit Parlamentarë të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, e cila u përfshi në skandalin e përgjimit me Millan Radoiqiç.

Ministrat Faton Peci; Rozeta Hajdari; Liburn Aliu, si dhe shefja e GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ishin disa prej atyre që u hetuan për korrupsion, u raportuan për disa raste në minitritë që ata udhëheqin, e Kusari-Lila u përfshi në përgjime me kriminelin Millan Radoiqiç, por që populli nuk i ndëshkoi të gjithë.

Dikush e pësoi e dikush jo.

E nisim me ministrin e Bujqësisë, Faton Pecin i cili në zgjedhjet e 9 shkurtit doli i treti më i votuari nga lista e VV-së.

Peci mori 101,895 vota, duke lënë të nënkuptohet kështu se skandali i tij, ku i dha një grant prej 100 mijë eurosh vëllait të deputetes Fitore Pacollit, doli të jetë se puna e tij dhe besimi i qytetarëve në Pecin është më i madh se sa skandali në të cilin u përfshi ministri.

E një ndëshkim të madh e mori, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, nga Rozeta Hajdari e cila mori vetëm 13067, e cila nuk bën pjesë as në 50-shen e kësaj liste.

Hajdari u përfshi në skandalin, për pagesën prej 300 mijë euro për vajin nga Polonia, i destinuar për rezerva shtetërore, i cili vaj nuk ka ardh ende, duke ngritur dyshime për keqpërdorim të fondeve.

E kur doli përgjimi i dytë i shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, askush nuk do e besonte se në këto zgjedhje ajo do të grumbullonte 65201 vota.

Kusari-Lila ia doli të jetë në dhjetëshen e parë të VV-së.

Kurse Liburn Aliu nuk ishte pjesë e listës, duke thënë se ishte zgjedhje e tij të mos jetë në listë për deputet.

Ndryshe siç duket më së shumti e pësoi , Rozeta Hajdari, ministrja në detyrë e Tregtisë e cila do të mbahet mend për rezervat shtetërore, rast ky u bë fillimisht kryelajm në gusht të vitit 2023, kur flitej për keqpërdorimin e tyre.

Atëkohë u arrestuan disa persona, në mesin e të cilëve edhe punonjës të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, të udhëhequr nga Hajdari.

Hajdari tha në atë kohë se blerjet për rezerva shtetërore janë bërë në përputhje me ligjin, por nuk dha më shumë detaje, meqë informacionet për to janë sekrete shtetërore.

Ajo akuzonte policinë se gjatë bastisjeve, ka marrë në cilësinë e provave dokumente të klasifikuara si sekrete shtetërore.

Për këtë skandal, Prokuroria Speciale ka ftuar edhe kryeministrin Albin Kurti për të dëshmuar, por që i njëjti ende nuk është paraqitur në Prokurori./Arbresh.info/Kujtesë Berisha/

Të ngjashme