Ndërrimi i gomave të verës me ato të dimrit në veturë për të gjithë shoferët ka filluar më datë 15 nëntor dhe do të zgjasë deri më datë 15 mars.
Pajisjet dimërore të cilat duhet t’i posedojnë pjesëmarrësit në trafik janë gomat e dimrit dhe zinxhirët.
Disa nga qytetarët thonë se e kanë bërë ndërrimin e gomave, e për disa gjoba prej 40 euro nuk është e lartë.
Kujtojmë se shoferi që drejton automjetin pa pajisje dimërore, dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej 40 eurosh.
Ndërkaq, sipas Ligjit, dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej 100 deri në 300 euro, edhe personi juridik apo institucioni publik në emër të të cilit dhe brenda autorizimeve të të cilit ka vepruar shoferi.
Me këtë rast, Policia u ka bërë thirrje të gjithë shoferëve që të kenë kujdes të shtuar në trafik.
“Policia e Kosovës apelon për të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar për fillimin e sezonit dimëror ku ndryshimet atmosferike janë të pranishme. Sigurohuni që gomat e mjetit tuaj janë ndërruar para fillimit të sezonit dimëror, gjithashtu presioni i ajrit të tyre duhet të jetë sipas rekomandimeve të prodhuesit, në temperaturat e ulëta!”, thuhet në njoftimin e Policisë./Arbresh.info/
Republikanët e Kongresit i kërkuan Trump që të publikonte do...
Sydney Sweeney ofron një stil elegant për veshjen në mot të ...
Threads tani ju lejon të jeni më kreativ në postimet e të tj...
Audi zbulon konceptin e ri elektrik për terrene të vështira
U pajtua për një kontratë të re me Bayernin – Davies do të m...
Bedri Hamza nga Barileva: Në çdo fshat dhe lagje të Prishtin...