Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar pas përfundimit të balotazhit të zgjedhjeve lokale në Kosovë, ku subjekti i tij ka siguruar fitore në shtatë komuna të vendit.
Në një postim në Facebook, Kurti ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në procesin zgjedhor, duke e cilësuar atë si dëshmi të pjekurisë demokratike, shkruan Arbresh.info.
“Ju falemnderit për pjesëmarrje në balotazhin e djeshëm të gjithë juve që e ushtruat të drejtën e votës. Treguat vullnet dhe pjekuri, i kontribuat demokracisë në Kosovë dhe orientimit të politikave publike në komunat tuaja”, ka shkruar Kurti.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbajnë përgjegjës kryetarët e rinj për premtimet e dhëna gjatë fushatës, duke theksuar rëndësinë e llogaridhënies në nivel lokal.
Në mesazhin e tij, Kurti ka përgëzuar edhe aktivistët dhe strukturat e Lëvizjes Vetëvendosje për angazhimin në fushatë, duke e cilësuar rezultatin si dëshmi të qëndrueshmërisë së partisë përballë kundërshtarëve politikë.
“Tash do të qeverisim në shtatë komuna të Republikës, pra më shumë se kurdoherë më parë. Lëvizjen tonë s’e ndali dot as bashkimi i të gjithë kundërshtarëve. Na presin shumë punë e sfida, që do të thotë se para nesh ndodhen shumë suksese e fitore”, ka theksuar Kurti./Arbresh.info
Ukraina i kërkon Turqisë të organizojë takimin Zelensky-Puti...
E dhimbshme: Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së
Besfort Zeneli shkëlqen me gol në fitoren ndaj Club Brugge
Endrick me gol dhe asistim, Lyon e mposht Parisin në “Parkun...
Australia dhe Japonia nënshkruajnë kontrata për anije luftar...
Juventus shënon fitore të madhe, paraqitet edhe Edon Zhegrov...