Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka pritur në takim me Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello de Riu.
Ai tha se në takim theksuan rëndësinë e procesit zgjedhor të 9 shkurtit si moment kyç për demokracinë tonë, shkruan Arbresh.info.
“Vlerësoj mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për Kosovën dhe kontributin e pazëvendësueshëm në forcimin e institucioneve tona demokratike.”, ka shkruar ai.
“Anëtarësimi në NATO mbetet prioritet strategjik për sigurinë dhe stabilitetin e vendit tonë, ndërsa bashkëpunimi me aleatët tanë historikë është thelbësor në këtë proces, në të cilin Italia mbetet prej partnerëve më të rëndësishëm.”, shtoi Haradinaj./Arbresh.info/
William Walker dhe Wesley Clark në mesin e dëshmitarëve të f...
Arrestohet i dyshuari për mashtrim me tender të Policisë së ...
Basha dhe Malaj diskutojnë projektet infrastrukturore Kosovë...
Në ditëlindjen e 24-të, Dj Gimbo i sjell defatore Selin Boll...
“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim