Policia e Kosovës nga 1 janari deri më sot ka realizuar 73 urdhëresa të gjykatës në rajonin e Prishtinës.
Sipas policisë, prej tyre 27 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për për kundërvajtje, seanca, verifikime, shkruan Arbresh.info.
“Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës , prej datës 1 janar deri sot, në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar 73 urdhëresa të Gjykatës, prej tyre 27 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa./Arbresh.info/
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim