Një person është therur me thikë këtë të hënë në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Rastin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se janë arrestuar dy të dyshuar.
Ajo njoftoi se janë sekuestruar edhe dy thika.
“Sot rreth orës 14:30, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën Zahir Pajaziti në Podujevë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka arrestuar dy persona të dyshuar lidhur me këtë rast dhe ka sekuestruar dy thika”, bëri të ditur Ahmeti.
Hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë janë duke punuar për sqarimin e rrethanave të këtij rasti./Arbresh.info
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...
Shkencëtarët zbulojnë “shqisën e shtatë” te njerëzit
Tre mënyra të lehta për të luftuar lodhjen me ushqim
Nga ndihmë në makth: Pse AI po e rrit ngarkesën në vend që t...
Bora shënon fitore të madhe ndaj Pejës, blindon pozitën e tr...
Zyrtari amerikan thotë se sulmet ndaj Iranit deri më tani ka...