Bashkëkryetarja e “Guxo”, Donika Gërvalla, ka thënë që kjo parti është krijuar pasi besojnë në konceptin e tyre politik, për të ardhmen politike të Kosovës dhe jo për inate me LDK-në e PDK-në.
Gërvalla, ka thënë që si parti nuk janë krijuar “as për inat të dikujt, as për ta luftuar dikë”.
“Ne nuk jemi krijuar as për inat të LDK-së, as nuk jemi krijuar për inat të PDK-së. Ne jemi krijuar sepse ne besojmë shumë në konceptin tonë politik si një alternativë e re, moderne, evropiane për të ardhmen politike të Kosovës”, tha ajo në Klan Kosova
Më tej, Gërvalla ka thënë që nuk shohin mundësi bashkëpunimi me LDK-në.
“Nuk shoh asgjë e cila ka të bëjë me atë koncept, që ne si parti e re politike dëshirojmë t’ia bëjmë të afërt votuesit të Kosovës. Lumir Abdixhiku nuk ma mbush syrin, sepse e shoh si një pseudoreformë e cila në të vërtetë në LDK nuk ka ndryshuar asgjë”.
“Nuk shoh në LDK asnjëlloj reforme, shoh një fasadë, një përpjekje kozmetike për të mbuluar problemet e mëdha që janë në atë parti, të cilën unë e njoh mirë. E njoh nga 27 vjet aktivitet në kuadër të asaj partie politike dhe prandaj i jap të drejtë vetes edhe pse nuk jam brenda, të jap gjykimin tim rreth proceseve të cilat ndodhin”, tha ministrja e Jashtme.
Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas ...
Incidenti në Mar-a-Lago/ Ku ndodhej Presidenti Trump në mome...
Benita: Big Brother mbani premtimet, votat edhe faktet i kem...
Përshkallëzohen tensionet SHBA–Iran/ Uashingtoni akuza Teher...
Ruben Loftus-Cheek e ka thyer nofullën, pas lëndimit në ndes...
Ron Raçi shkëlqen në fitoren e Hajdukut ndaj Rijekas