Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit është takuar me mbrojtësit e viktimave.
Haxhiu ka konfirmuar se Qeveria në mbledhjen e radhës gjatë së premtes do të miratojë planin e punës.
Pjesë e këtij plani ka sqaruar ajo do të jetë edhe trajtimi i dhunës në familje, e që siç thotë Haxhiu është prioritet i Qeverisë Kurti.
“Siç jeni në dijeni Qeveria Kurti ka prioritet adresimin e dhunës në familje dhe për këtë është angazhuar MD-ja”.
“Ne kemi planifikuar disa vizita me qëllim të sensibilizimit për arsye që rastet e dhunës në familje po rriten në vazhdimësi, gjatë kësaj kohe që e kemi në vijim do të angazhoheni për adresimin e dhunës në familje. Për neve mbetet shqetësues dhe sot planifikojmë ta aprovojmë programin qeverisës dhe është i përfshirë në programin e MD-së”.
“Dhuna në familje nuk është private prandaj edhe duhet një bashkërendim institucional për adresim”.
Menaxher i Zyrës për ndihmë dhe mbrojtje të viktimave Basri Kastrati, tha se të gjitha rastet do të trajtohen pa u neglizhuar.
“Kjo tregon përkushtimin dhe ne si Zyre që nga fillimi ofrojmë shërbime për këtë kategori, por me vëmendje të posaçme. Ato çka i adresuam do të jenë prioritet dhe do të trajtohen pa neglizhencë dhe hezitim”.
Ajo më pas do të vizitojë Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve si dhe do të takohet me Njësitin Kundër Dhunës në Familje-Policia e Kosovës./eo/
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...