Është arrestuar një person pasi që gjatë seancës dëgjimore kundër tij në Pallatin e Drejtësisë, ka tentuar me forcë të largohej nga seanca, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, një zyrtarë policorë është lënduar gjatë tentimit për ta vënë në nën kontroll.
Zyrtari policorë i lënduar ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Pallati i Drejtësisë 13.09.2022-10:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi gjatë seancës dëgjimore në gjykatë kundër tij, kishte tentuar që me forcë të largohej nga seanca. Gjatë tentimit për ta vënë nën kontroll, një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore, me ç’rast i njëjti ka pranuar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është informuar prokurori me vendim të të cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK./arbresh.info/
Për të dytin vit radhazi, PSG e fiton Ligën e Kampionëve
Hamza nga Lipjani: Kosova nuk është vend i krizave të pafund...
Incident i rëndë në Turqi, fundoset një anije me 148 pasagje...
Vazhdime në finalen e Ligës së Kampionëve
SHBA ndalon një tjetër anije që tentoi të thyejë bllokadën n...
LDK vazhdon fushatën në Pejë, Abdixhiku prezanton projekte m...