Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e Tahir Emrës, ajo tha se veprimtarinë e tij jetësore ia kushtoi artit, Veprat e tij gjenden në shumë galeri e muze të botës, në institucione dhe në koleksione private.
Po ashtu Nagavci tha se Emra ishte njëri nga themeluesit e Shoqatës së Artistëve Figurativë të Kosovës, shkruan Arbresh.info.
“Akademik Emra ishte njëri nga themeluesit e Shoqatës së Artistëve Figurativë të Kosovës dhe pjesëmarrës i rregullt në aktivitetet e saj, ndërsa si profesor u shqua edhe për punën dhe kontributin e tij në rrethana të jashtëzakonshme të viteve ’90.”, tha Nagavci.
Tutje Nagavci foli edhe rreth Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, në të cilat Emra ishte korrespodent që nga viti 2000.
“Ai ishte anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës nga viti 2000, anëtar i rregullt nga viti 2008 dhe sekretar i Seksionit të Arteve të ASHAK-ut për një mandat.” u shpreh ajo.
“Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Emra, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën! Pushoftë në paqe shpirti i tij!” ka shkruar mes të tjerash ajo./Arbresh.info/
Kryeministri i ri i Sirisë u bën thirrje refugjatëve sirianë...
Konjufca priti në takim përfaqësuesit e Këshillit Ndërkombët...
“Je tu bë debat me femra”, Anisa këshillon Drilonin për deba...
Ramush Haradinaj sot prezanton kandidatët për deputetë nga G...
Dëmtoi mikrofonin në Kuvendin e Prishtinës, arrest shtëpiak ...
Hovenier merr urdhrin ‘Dr. Ibrahim Rugova’; Privilegj të shë...