Policia e Kosovës ka njoftuar se rruga në Kralevë në Serbi është bllokuar nga protestues, të cilët nuk lejojnë qarkullimin e automjeteve.
Në njoftimin e policisë thuhet se me qëllim të evitimit të kësaj rruge dhe pengesave në rrugë që shpiejnë për në pikëkalimin kufitar në Jarinje, inkurajohen udhëtarët të shfrytëzojnë pikëkalimet tjera kufitare, deri në një njoftim tjetër, shkruan Arbresh.info.
“Bazuar në njoftimet e marra, sot më datë, 28.01.2025 rruga në Kralevë / SRB është bllokuar nga protestues, të cilët nuk lejojnë qarkullimin e automjeteve. Me qëllim të evitimit të kësaj rruge dhe pengesave në rrugë që shpiejnë në PKK Jarinje, inkurajojmë udhëtarët që të shfrytëzojnë PKK tjera, deri në njoftim tjetër. Ju falënderojmë për bashkëpunim. Për më shumë kontaktoni në numrat 045198000, 045198606 dhe në numrin pa pagesë 080050095.”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...