I paraburgosuri me inicialet L.S., ka vdekur sonte në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.
Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi nga Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve.
Sipas njoftimit të ShKK-së, mjekët kanë ndërhyrë për t’i dhënë ndihmë të paraburgosurit, por fatkeqësisht ai ka humbur jetën.
Aktualisht, ekipi i Emergjencës dhe mjekja e burgut, në bashkëpunim me organet kompetente të mjekësisë ligjore dhe hetuesisë, janë duke zhvilluar procedurat e nevojshme.
“Autoritetet përkatëse janë duke hetuar rrethanat e humbjes së jetës, ndërsa autopsia do të përcaktojë shkakun e saktë”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info/
Hoti kujton Masakrën e Rezallës: Serbia i fshehu krimet në v...
Shqipëri, rritje e ndjeshme e investimeve nga Kosova
“Operacion i inskenuar”: Reagojnë gazetarët dhe ...
Conte afër rikthimit të madh tek Italia
Dy avionë u bllokuan, si e nxorën nga Irani komandot amerika...
Trump: Mund të arrijmë marrëveshje me Iranin të hënën