Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar se janë ndarë 4 milionë euro për energjinë e pastër në Kosovë, mbështetur nga marrëveshja e bashkëpunimit bilateral mes Kosovës dhe Danimarkës.
Sipas njoftimit, kjo marrëveshje mundëson:
Mbështetje për mbi 200 familje në nevojë me masa të efiçiencës së energjisë;
Mbështetje për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM), gratë ndërmarrëse dhe inovacionin;
Mbështetje institucionale për një tranzicion të drejtë energjetik.
Ministrja Rizvanolli, ka falënderuar Qeverinë daneze, United Nations Development Programme (UNDP) dhe të gjithë partnerët e përfshirë në këtë projekt të rëndësishëm për mirëqenien e qytetarëve, ekonominë dhe mjedisin e vendit tonë.
Programi do të fillojë implementimin nga data 1 shkurt 2025./Arbresh.info/
Kurti: Ekspozita për krimet në Kosovë të korrigjohet dhe të ...
Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё